Connect with us

Kronike

E rëndë/ Motori përplaset me “Benzin”, plagoset turisti gjerman

Një aksident rrugor është shënuar në aksin Pogradec-Qafë Thanë pranë fshatit Udënisht.

Një motor me të cilin po udhëtonin dy turistë gjermanë ka goditur në pjesën e pasme një mjet me targa shqiptare.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, turist gjerman i cili është transportuar drejt spitalit të Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbërriti policia dhe grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave.

Advertisement