Connect with us

Sport

E rëndë në Brazil/ Hajdutët i vënë pistoletën në kokë ish lojtarit të Brazilit, i rrëmbejnë makinën

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur për ish lojtarin e Brazilit, Fred, i cili u tërhoq nga futbolli gjatë verës së vitit të kaluar, ndërkohë që aktualisht mban postin e drejtorit sportiv të Fluminenses, skuadër ku luajti 9 sezone në dy periudha të ndryshme.

Sipas raportimeve të Globo Esporte, 40-vjeçari është përballur me një sulm me armë në lagjen Ipanema të Rio De Zhaneiros. Një person i ka vendosur armën në kokë duke i rrëmbyer makinën dhe aparatet celularë që kishte me vete. Futbollisti, i tronditur nga skena që përjetoi, ka denoncuar menjëherë në polici.

Gjatë karrierës së futbollist, Fred veshi 39 herë fanellën e kombëtares së Brazilit dhe shënoi 18 gola. Përveç Fluminenses, Kruzeiros dhe Amerika MG, ai kaloi 4 sezone fantastike në Europë me francezët e Lionit.

Advertisement