Connect with us

Kronike

E rëndë në Greqi/ Makina përplaset me motorin, ndërron jetë shqiptari

Një 42-vjeçar shqiptar ndërroi jetë në Volos pak orë pasi u përfshi në një aksident trafiku në rrugën “Larissis” mëngjesin e së enjtes.

Sipas informacioneve aksidenti ka ndodhur afërsisht dhjetë minuta para mesnate, në rrugën “Larissis”, në kryqëzimin e saj me rrugën “Ypsilantou”, kur një motor i drejtuar nga një 42-vjeçar shqiptar, që udhëtonte nga zona e Shën Anargyrit në drejtim të Larissis, është përplasur me një makinë të drejtuar nga një 26-vjeçar, banor i Volosit.

Përplasja ka qenë e dhunshme dhe në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë për të transportuar 42-vjeçarin në spital, ku u bënë përpjekje për ta mbajtur në jetë.

Mirëpo, rreth dy orë e gjysmë më vonë, 42-vjeçarit nuk ia ka dalë t’i mbijetojë plagëve të marra.

Advertisement