Kronike
E rëndë në Kamëz, gjyshi përplas aksidentalisht me makinë nipin! Humb jetën 2-vjeçari
TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz, ku një 2-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u përplas aksidentalisht nga gjyshi i tij.
Më datë 16.10.2024, rreth orës 08:15, shtetasi Preg Markdoda, duke kryer manovrën mbrapa me automjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur nipin e tij 2 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Lajm ne perditesim….