Connect with us

Rajon

E rëndë në Serbi! I moshuari i vë flakën dyshekut në azilin ku qëndronte, 8 viktima dhe 7 të plagosur

Të paktën tetë persona vdiqën dhe shtatë të tjerë u plagosën, pasi një i moshuar dyshohet se i vendosi flakën dyshekut në një azil në Serbi.

Ngjarja e rëndë u shënua mëngjesin e sotmën (20 janar) rreth orës 03:32, në Veliki Bork në komunën e Beogradit të Barajevës.

Mes viktimave raportohet se është edhe vetë autori, i cili thuhet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare për ngjarjen që ndodhi në azilin ku qëndronin më shumë se 30 të moshuar dhe stafi që përkujdesej për ta.

Advertisement