Kronike
E rëndë në SHBA, humb jetën 23-vjeçarja shqiptare
Një 23-vjeçare nga Kosova raportohet se ka humbur jetën në një aksident trafiku në Nju Jork.
Këtë e ka bërë të ditur gazetari Beqir Sina, i cili tha se nga burime të shtypit lokal mësohet se shoferi që drejtonte automjetin ishte një emigrant shqiptar, i cili u arrestua pas aksidentit që rezultoi me vdekjen e 23-vjeçares.
Policët arrestuan 30-vjeçarin që drejtonte makinën nën dyshimin se ai po ngiste veturën në gjendje të dehur, sipas burimeve policore.
Viktima Adriana Sylmetaj, vdiq në vendngjarje nga plagët e marra.
Aksidenti me pasoja fatale ndodhi rreth orës 4:45 të mëngjesit të së shtunës.