Connect with us

Kronike

E RËNDË në Shkodër! Burri përdhunon të renë, shoku e filmon

Një rast i rëndë përdhunimi ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Një e re është përdhunuar nga një person, të cilin e reja e thirr “Klodi”. Në videon e publikuar në rrjete sociale, vajza i lutet që të ndalojë. Paraditen e sotme ka reaguar edhe Policia e Shtetit ka reaguar përmes një njoftimi, ku thotë se kanë siguruar videon origjinale të rastit dhe se po verifiojnë se ku e kur ka ndodhur përdhunimi.

Reagimi i Policisë së Shtetit: 

Strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, sapo janë njohur me një video të publikuar në portalin JOQ, në të cilën shfaqet nje shtetas që kryen marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase, duke u filmuar nga një shtetas tjeter, janë vënë menjëherë në lëvizje dhe vijon puna hetimore për përcaktimin e vendit dhe kohës kur ka ndodhur ky rast, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve përgjegjës.

Ndërkohë, strukturat hetimore të Policisë së Shtetit kanë administruar në cilësinë e provës materiale, videon origjinale të dërguar në portalin JOQ.

Policia e Shtetit fton qytetarët që kushdo që ka informacion mbi këtë rast, të telefonojë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë.

Advertisement

TRENDING