Connect with us

Kronike

E rëndë/ Plagoset me thikë lojtari i Flamurtarit, sulmohet për grabitje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku një shtetas i huaj, 31-vjeçari Sodiq Atanda, është plagosur me thikë dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Sipas burimeve paraprake, lojtari i ekipit të futbollit Flamurtari është sulmuar në rrugë nga persona ende të paidentifikuar, të cilët dyshohet se tentuan ta grabisnin. Për pasojë, ai ka pësuar plagë të shkaktuara me mjet prerës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Ndërkohë, gjendja shëndetësore e Atandës mbetet nën monitorim nga mjekët.

Ngjarja ka tronditur komunitetin sportiv dhe tifozët e Flamurtarit, të cilët presin më shumë informacion mbi gjendjen e lojtarit të tyre.

Advertisement