Connect with us

Kronike

E rëndë/ Prej disa ditësh me virozë, humb jetën 6-vjeçari në spitalin e Lushnjes

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në spitalin e Lushnjes, teksa një fëmijë 6-vjeçar ka humbur jetën.

U bë me dije se i mituri, kishte mbërritur në spitalin e Lushnjes nga qendra shëndetësore Divjakë pasi banonte në fshatin Shën e Premte dhe jetonte me gjyshërit.

U raportua se 6-vjeçari mbërriti në gjendje të rëndë në pediatri, pasi kishte disa ditë që merrte mjekim në fshat për një virozë. Ndërsa u raportua se pasi janë bërë analizat e më pas mjekimet përkatëse dhe duke parë gjendjen e rëndë janë marrë masa për të nisur në Tiranë.

Sapo është zbritur fëmija për të hipur në ambulancë ka pësuar arrest kardiako-respirator. Fëmija ka mbërritur në spitalin e Lushnjes në orën 14.30 dhe ka ndërruar jetë rreth orës 19:00.

Ndërsa deri më tani spitali i Lushnjes, nuk ka reaguar për rast, por sipas mediave, do të ketë një reagim nga Ministria e Shëndetësisë.

Advertisement