Connect with us

Kronike

E rëndë/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë i riu

Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë në fshatin Tragjas, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike rreth orës 14:50.

Viktima ndërsa po punonte me makinerinë bujqësore autokombajnë, dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë.

Ai humbi jetën pasi u dërgua në spital.

“Sot, rreth orës 14:50, në fshatin Tragjas, shtetasi A. F., 35 vjeç, duke punuar me makineri bujqësore autokombajnë, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë, dhe për pasojë ka humbur jetën pasi është dërguar në spital”, sipas policisë.

Advertisement