Connect with us

Kosova

E rëndë/ Sherr për divorcin, ish-dhëndri tenton të vrasë me armë babanë e ish-partneres

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kosovë, ku një person ka tentuar ta vrasë ish-vjehrrin e tij në Dragash.

Ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje rreth procesit të divorcit të autorit me të bijën e tij.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, tha se i dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma.

“Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP Prizren me datën 26.04.2024 ka arritur që të lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarit  O. M (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar), hetuesit kanë arritur që të gjejnë dhe sekuestrojnë armën me te cilën dyshohet se është përdor në këtë rast. Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se te njëjtit kanë ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur viktimën  K. Q (Ish-vjehrrin e tij) nga Dragashi pas një mosmarrëveshje rreth procesit te divorcit ne mes të vajzës së tij dhe të dyshuarit. Rasti ka ndodhur jashtë objektit te gjykatës. Viktima i eshët afruar ndihma mjekësore ne QKMF Dragash dhe pas i njëjti dërgohet  ne Spitalin rajonal ne Prizren për tretman mjekësor”, tha ai.

 

Advertisement