Bota
E rëndë/ Shqiptari bie nga skela në 3 metra lartësi, ja si paraqitet gjendja e tij
Një aksident i rëndë ka ndodhur në punë mëngjesin e sotëm.
Një punëtor 41-vjeçar shqiptar u rrëzua nga skelat teksa punonte në çatinë e një pallati në via Balbi Piovera, në Sampierdarena.
Burri ra në tarracën e shtëpisë më poshtë, duke bërë një fluturim prej tre metrash.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë efektivët e 118-të, të cilët e kanë shpëtuar dhe e kanë transportuar në spitalin e San Martinos. Shqiptari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Ai ka një lëndim në kokë. Inspektorët e parandalimit dhe sigurisë në vendin e punës, të drejtuar nga inxhinieri Gabriele Mercurio, sekuestruan skelat dhe pajisjet. Janë dy hipoteza mbi të cilat po punojnë hetuesit.