Kronike
E rëndë/ Shqiptari plagos bashkëatdhetarin e tij, detajet e plota
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku një shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri me një bashkatdhetar të tij.
Mediat greke shkruajë konflikti mes tyre ka ndodhur në Heraklion, rreth orës 9. Raportimet e para tregojnë se fillimisht ka pasur një sherr mes klientëve në një kafene që ndodhet në një rrugë qendrore të qytetit.
Pas përplasjes në kafene, sherri mes tyre ka vazhduar edhe jashtë dyqanit, në rrugë, ku 30-vjeçari me shqiptar është goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.
Sakaq mësohet se shqiptari tjetër, i cili ka goditur 30-vjeçarin me thikë është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga policia.
30-vjeçari mësohet se është plagosur rëndë dhe është dërguar në spitalin e Venizelios, ku iu nënshtrua një operacioni dhe gjendja e tij konsiderohet kritike.