Connect with us

Bota

E rëndë/ Treni del nga shinat, raportohet për dy viktima dhe…

Të paktën dy persona u vranë dhe 34 u plagosën pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat dhe u përmbys në Tunizinë lindore.

Aksidenti ndodhi pak pas mesnatës rreth 150 kilometra larg nga kryeqyteti. Viktima të aksidentit mbetën shoferi dhe një pasagjer, ndërsa deri më tani nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurve.

“Dy viktimat janë transferuar në morgu në spitalin të zonës, ndërsa disa nga të plagosurit po marrin trajtim në departamentet e urgjencës të qendrave shëndetësore”, tha Nabil Ferjani-Guvernator i rajonit.

Autoritetet njoftuan se ka nisur një hetim për të kuptuar shkakun e vërtetë të daljes së trenit nga shinat.

Ky aksident nuk është i panjohur për Tunizinë, pasi vendi është prekur shpesh nga aksidentet hekurudhore, të cilat kanë shënuar edhe viktima.

Advertisement