Kronike
E rëndë/ U rrëzua duke punuar në kopsht, humbet jetën 82-vjeçarja
82-vjeçarja Ksanthipi Thomagjini kishte dalë për të bërë disa punë në kopsht ku aksidentalisht ka rrëshkitur dhe ka rënë në tokë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nivicë, bashkia Himarë.
Mësohet se e moshuara është dërguar menjëherë nga të afërm të saj në urgjencën e Sarandës, por nuk ka mundur dot të mbijetojë.