Connect with us

Kronike

E rëndë/ Vëllai 19 vjeçar i ngul thikën motrës 16 vjeçe

Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Roskovecit pasi dyshohet se ka goditur me thikë motrën e tij të mitur.

Në njoftimin e bluve bëhet me dije se është shpallur në kërkim shtetasi M.R. i riu ka goditur me thikë në dorë motrën e tij 16-vjeçare.

“Stacioni i Policisë Roskovec shpalli në kërkim shtetasin M. R., 19 vjeç, banues në fshatin Marinëz, pasi dyshohet se ka dëmtuar në dorë, me mjet prerës (thikë), motrën e tij 16 vjeçe. Punohet për kapjen e këtij shtetasi”, thuhet në njoftim.

Advertisement