Connect with us

Bota

E rëndë/ Vogëlushja vrapon në rrugë, babai nuk e shpëton dot, përplasen të dy nga makina

Një moment pakujdesie mund të ishte shndërruar në tragjedi në Itali. Mediat vendase bëjnë të ditur se një 42-vjeçar është përplasur nga një makinë së bashku me vajzën e tij dyvjeçare, pasi kjo e fundit i ka shpëtuar babait dhe ka vrapuar drejt rrugës. I ati u përpoq të arrinte dhe ta ndalonte vajzën e vogël, por ndërkohë ajo kishte arritur në rrugën ku të dy u përplasën nga një makinë që kalonte.

Ngjarja ndodhi në San Faustino di Cingoli në Macerata, kur shoferi i makinës i pa që ata të shfaqeshin papritur para saj dhe ndaloi për të thirrur për ndihmë.

Vajza e vogël u shtrua në Repartin e Anestezisë dhe Reanimacionit Pediatrik, ndërsa babai, pësoi lëndime të lehta.

Burri, me vajzën e vogël në krah, kishte shoqëruar djalin e tij të madh në palestër. Ndërsa ndodheshin në parking, vogëlushja u largua nga babai i saj. Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i makinës ka ndaluar dhe ka telefonuar urgjencën. Më pas vajza e vogël u transferua me helikopter ambulancë në Salesi të Ankonës.

Advertisement