Connect with us

Bota

E rëndë/ Vritet zëvendëskomandanti i policisë së Louisianas

Një zëvendëskomandant dhe një burrë u vranë ndërsa një grua u plagos rëndë gjatë të shtënave me armë zjarri në Louisiana. Zëvendës Marshalli i Ville Platte, Barry Giglio, vdiq në vendngjarje pas disa të shtënave në drejtim të tij. Giglio u qëllua teksa ndihmonte anëtarët e Zyrës së Sherifit të Famullisë Evangeline të kryenin një urdhër kontrolli në një shtëpi ku dyshohej se kishte drogë.

Një burrë dhe një grua gjithashtu u plagosën me armë zjarri ndërsa u dërguan në spital, por burri nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë. Një person u arrestua, por autoritetet nuk zbuluan emrat e të dyshuarit dhe viktimave të tjera apo detaje të tjera rreth të shtënave.

Fundraiser by Marshal Reggie Thomas : Ville Platte Deputy Marshal Barry  Giglio

Advertisement