Connect with us

Aktualitet

E rrahën derisa i ra të fikët, zbardhen DETAJE nga pengmarrja e 20-vjeçarit në Tiranë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u raportua në Tiranë këtë të hënë, ku një 20-vjeçar ishte marrë peng në Sheshin Skëndërbej nga tre persona.

Mësohet se i riu ishte punonjës në një kioskë dhe është rrëmbyer nga nga Denis Baxhaku, Ermand Hoxha dhe Teo Kolemiço, të cilët ishin pronarët e kioskës. Këta të fundit mësohet se e kanë lidhur me pranga 20-vjeçarin dhe e kanë dhunuar derisa i ka rënë të fikët, pasi mungonin disa para nga xhiroja ditore.

Si pasojë 20-vjeçari ka pësuar hematoma të shumta në kokë dhe mësohet se ndodhet në spital në gjendje të rënduar shëndetësore. Sakaq policia njoftoi pak më herët se ka arrestuar 2 nga 3 dhunuesit. Gjithashtu në pranga ka rënë një person që ishte në dijeni për ngjarjen, por nuk e ka raportuar në polici.

Advertisement