Aktualitet
“E shitën Shqipërinë”/ Protestuesja: Duam largimin e Ramës dhe Veliajt
Në protestën e radhës të opozitës, qytetarët kanë bllokuar disa prej akseve kryesore të Tiranës, por një gjë e tillë është tentuar të pengohet nga Policia e Shtetit, e cila mesa duket ka marrë urdhër të mos lejojë qytetarët të shprehin indinjatën dhe irritimin e tyre me këtë narkoqeveri.
Protestuesja 80-vjecare, u shpreh se policia po i dhunon dhe po i’u hedh ujë me spec duke iu mohuar të drejtën e protestës.
80-vjecarja tha se kam punuar 80 vite për Tiranën, kam çuar katër fëmijë në botë, se s’kanë pasur ca të hanë.
Tirana është e imja, kam punuar 80 vite për Tiranës, kam çuar katër fëmijë në botë, se s’kanë pasur ca të hanë, edhe pse ikshin me shkollë, kam mall për ta.
E shiti Shqipërinë, fëmijët nuk i kemi këtu. Nuk i vjen turp të bëjë kështu nënën 80-vjeçare kështu.