Kosova
E SHKUARA VRET/ Trump i kujton Kurtit fyerjet për Grenell, çfarë pa Joseph poshtë tryezës
Edward Joseph, ligjërues në Universitetin John Hopkins në SHBA, tha se beson që raportet e kryeministrit Albin Kurti me administratën e re te Donald Trump do të ndikohen nga raportet e tij të kaluara me ish emisarin amerikan Richard Grenell, gjatë mandatit të parë të tij.
Ai u shpreh se Kurti duhet ta kujtojë se si ai u rrëzua Qeveria dhe presionin që i është bërë, por sipas tij, këtë do tja rikujtojnë edhe zyrtarët e administratës Trump.
Joseph tha gjithashtu se Kurti do përballet me zgjedhje të vështira, në të gjitha çështjet që ka në tavolinë, vështirësi që sipas tij, del se i ka pasur edhe në administratën e Joe Biden.
“Mendoj se Kurti do të përballet me zgjedhje të vështira, në të gjitha çështjet që ka në tavolinë, vështirësi që del se i ka pasur edhe në administratën Biden. Mjafton te kujtojme sjelljen e tij kur ambasadori Hovenier po përpiqej të ndihmonte Kosovën në disa forma, nderksa kryeministri zgjidhte veprime të njëanshme, madje edhe pas ngjarjes në Banjskë, kur ambasadori Hovenier e shënjestëronte Serbinë dhe ngrinte alarmin me zë të lartë se sa e rrezikshme ishte gjendja, por Kurti zgjodhi të mos punonte ngushtë me të, ai e humbi mundesine, prandaj dhe tani do të përballet me sfida” – theksoi Edward Joseph.