Aktualitet
E tmerrshne/ E reja dhunohet në Laç nga dy personat me precedentë penalë

Një vajzë ka denoncuar me emra dhe video dy persona, të cilët pretendon se e kanë dhunuar fizikisht. Vajza, në denoncimin e dërguar në redaksinë e JOQ Albania shkruan se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit para dy ditësh, kur ajo ndodhej në shoqërinë e dy personave që i identifikon si Alfred P. dhe Kristian B., me të cilët kishte marrëdhënie shoqërore.
Sipas saj, dëshmitare ka qenë dhe një vajzë tjetër dhe gjithçka ka nisur pas një konflikti për shkak të mënyrës së rrezikshme të drejtimit të automjetit nga këta persona. Por që situate ka agravuar dhe ka përfunduar me ushtrimin e dhunës nga këta persona kundrejt saj.
Denoncuesja tregon se fillimisht është goditur nga Kristian B., e më pas nga Alfred P. (personi në video), Ajo shprehet se i është marrë edhe telefoni për ta penguar të kontaktonte me policinë, por që gjithsesi ka mundur të telefonojë shërbimet e rendit. Por, kjo gjë nuk i ka shërbyer pasi edhe pse efektivët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, nuk kanë marrë asnjë masë ndaj dy personave të përmendur, duke i lënë të lirë pa i shoqëruar në komisariat.
Vajza pretendon gjithashtu se personat në fjalë e kanë kërcënuar duke i deklaruar se “kanë kryer krime të rënda dhe s’pyesin për ligj”, pasi “me para çdo gjë mund të zgjidhet”.
Ajo ka bërë njëkallëzim në komisariatin e Laçit, por shton se sërish ndjehet e kërcënuar, pasi autorët e dyshuar janë ende të lirë dhe vazhdojnë të dërgojnë kërcënime për ta detyruar të tërhiqet nga kallëzimi.
“Jetojmë në një shtet ku dhunuesit bëhen njësh me shtetin dhe viktimat detyrohen të fshihen nga frika. Dua drejtësi për veten time dhe për çdo vajzë që mund të përballet me një situatë të tillë. Këta persona bëjnë trimin vetëm me femra,”- shprehet ajo.

