Politike
E trishtë/ Deputetja Albana Vokshi humb babanë: Pusho në paqe, bab
Deputetja demokrate Albana Vokshi ka ndarë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të babait të saj, Sadik Vokshit.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se i ati ishte shembulli i përkushtimit dhe dashurisë për famijen.
“Me hidhërim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të babait tonë të dashur Sadik Vokshi.
Shembull i përkushtimit dhe dashurisë për familjen. Kujtimet, mësimet, dashuria e tij do të mbeten përgjithmonë me ne.
Pusho në paqe, bab!
Përcjellja për në Tufinë bëhet në orën 15:00 nga shtepia funerale “Parajsa”, te Rruga Kavajës, ish NSHRAK-u”, shkruan deputetja Albana Vokshi.