Connect with us

Kosova

‘E trishtueshme të kesh një fqinj kaq thellë të infektuar me nacionalizëm kriminal’

Analisti nga Kosova, Shkëlzen Maliqi ka komentuar arrestimin dhe rrahjen brutale që i është bërë presidentit të Partisë Republikane të Serbisë, Nikolla Surduloviç.

Ai tha se ky rast është një dëshmi e kriminalitetit të Serbisë, teksa shtoi se është e trishtueshme të kesh një fqinj kaq thellë të infektuar me nacionalizëm kriminal.

“Në Serbi, fashizmi është në pushtet, me rrënjë të thella në shumë institucione, i mbështetur nga mediat dhe lideri i madh dhe i vetëm, i cili 24 orë në ditë manipulon qytetarinë e fshatarizuar serbe, si Janusi modern, fjalaman, patetik, i përlotur, komiko shpotitës. Shërbimet sekrete serbo-mëdha nuk fshihen më, vrasin kundërshtarët e regjimit  edhe fizikisht. Mënyra se si u rrah dhe u arrestua brutalisht presidenti i Partisë Republikane të Serbisë, Surduloviç, është një tjetër dëshmi e primitivitetit kriminal dhe pandjeshmërisë së shërbimeve sekrete të Serbisë, e cila padyshim po bëhet e sëmura kronike e Ballkanit Perëndimor. Turp dhe poshtërim për Serbinë. Është e trishtueshme të kesh si fqinj të parë një komb që është kaq thellë i infektuar me nacionalizmin kriminal…Respekt për guximin dhe përkushtimin e Surduloviçit për dashamirësinë e tij ndaj fqinjësisë së kombeve. Vdekje fashizmit Liri popullit” – shkroi Maliqi në një postim në “Facebook”.

Advertisement