Kosova
E VERTETE, edhe Rashiç beson se Qeveria do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese
Ministri për Komunitete dhe Kthim, nëqeveeinë e Kosovës, Nenad Rashiç, nuk e ka anashkaluar mundësinë që Qeveria e Albin Kurtit të dërgojë draft-statusin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, kur në pikëpyetje është anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Besoj që po, edhe pse nuk kam informacione, si pjesmarrës të Këshillit të Evropës e kemi obligim fuqizimin e implementimit të ligjeve. Asociacioni është marrëveshje ndërkombëtare, e cila ka një peshë më të madhe sesa ligjet lokale”, ka thënë ai në një intervistë.
Asociacioni, sipas Rashiç, është obligim i Kosovës.
“Prandaj sa më shpejt që do të veprojmë në këtë drejtim aq më shpejt do të jemi pjesë e Këshillit të Evropës” -theksoi ministri Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, të martën, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me ç’rast është diskutuar anëtarësimi potencial i Kosovës në Këshillin e Evropës, njoftoi Zyra e Presidentit të Francës përmes një komunikate për media.
Macron gjatë bisedës ndërsa përshëndeti Kurtin për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, nënvizoi rëndësinë që Franca i kushton zbatimit të Asociacionit, sidomos në kontekstin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Po të martën pas Francës edhe Gjermania kërkoi që Kosova të bëjë një hap të prekshëm në raport me Asociacionin. Ishte Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili potencoi se hap i prekshëm në këtë rast është dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim. Mos ndërmarrja e asnjë hapi në këtë drejtim, sipas vlerësimit të ambasadorit Rohde, nuk është opsion i mirë.