Connect with us

Politike

E vizitoi në burg/ Berisha zbulon dhuratën për Ervin Salianjin, ja çfarë paralajmëron

Kryedemokrati Sali Berisha vizitoi sot në burg ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji.

Pas takimit me Salianjin, Berisha foli për mediat ku tregoi se çfarë diskutoi me demokratin e dënuar. Ai tha se me Salianjin diskutoi vazhdimin e betejës së PD, ndërsa tha se ai ndodhet në burg vetëm e vetëm se i shërbeu Shqipërisë.

I pyetur se çfarë dhurate i bëri Salianjit, Berisha tregon se i dha dy libra, një prej të cilëve me autor Franc Kafka.

“Erdha këtu dhe takova deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, që dergjet, vuan dënimin vetëm e vetëm se i shërbeu vendit, iu shërbeu qytetarëve, kreu detyrën e tij, obligimet e tij duke denoncuar në atë kohë, klanin më të rrezikshëm e trafiqeve në Shqipëri, klanin e Geron Xhafës.

Ervin Salianji, siç dihet, bëri publike regjistrimin e një gazetari guximtar në të cilën faktohej se, Agron Xhafa, njeri dhe ai me tre emra, drejtonte trafiqet nga gjiri i Vlorës drejt Italisë.

Agron Xhafa kishte dy vëllezër. Një vëlla nga gjaku, Fatmir Xhafën, një vëlla tjetër nga morali, Olsi Ramën. Kjo është e vërtëta.

Dhe, meqënëse, Salianji goditi me një të rënë dy klanet mafioze më të rrezikshme të Shqipërisë dhe të Ballkanit, klanin Rama dhe klanin Xhafa, u vërsulën kundër tij me të gjitha mjetet e mafies dhe sot ai vuan dënimin për shërbimin e madh dhe të çmuar që i bëri Shqipërisë.

Në vend të tij, këtu duhet të ishtë Fatmir Xhafa dhe Olsi Rama, për të mos thënë absolutisht dhe Edi Rama vetë.”– tha Berisha.

Advertisement