Connect with us

Aktualitet

E votuan në zgjedhje/ Banorët e Bërxullës: Rama s’na kontakton

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme pasi kundërshtojnë projektin e rrugës Thumanë-Kashar. Edhe pse para zgjedhjeve kishin premtuar që kurrë nuk do të hidhnin votën e tyre, e se do të bojkotonin zgjedhjet lokale për shkak se shteti i kishte injoruar për plot 7 muaj që bënë protesta në shi e diell. Në mot të mirë e të keq! Në verë e dimër. Por fjalën për të bojkotuar zgjedhjet nuk e mabjtën ndaj sërish dolën në protestë për të kërkuar kryeministrin Edi Rama. Pasi i dhanë votën, presin një përgjigje prej tij.

“Ne jemi të pambrojtur. Shteti nuk na jep zgjidhje. I bëj thirrje kryeministrit dhe ministres së Infrastrukturës. I kemi kërkuar dialog disa herë, nuk kanë pranuar të vijnë të diskutojmë. I bëj thirrje të vijnë të prezantojnë planin për këta banorë, pronat dhe banesat tona. Kemi pasur komunikim me Kadastrën por nuk na ka dhënë zgjidhje të plotë. Pasi tha se ishin bllokuar veprimet për shkak të fushatës. Duhet të jenë zhbllokuar tani se fushata mbaroi, zgjedhjet u krynë dhe ata duhet të fillojnë me certifikimin e pronave dhe banesave. Duhet të na jepet zgjidhje siç e parashikon ligji. Pronat të dëmshpërblehen me vlerën e tregut. Duke parë pasojat që na dha tërmeti. I bëj thirrje shtetit të vendosë çmim të drejtë dhe të saktë për të gjitha banesat sepse nesër njerëzit do ngelen në qiell të hapur. Të mblidhen këshillat bashkiakë, MiE dhe të vendosë mbi trojet ku do  ndërtohen këto banesa që i prek ky segment rruge. Duhet të dalin me vendim mbi trojet dhe banesat që preken nga ky vendim,”– deklaruan ata.

Banorët e Bërxullës protestuan për mbi shtatë muaj nëpër rrugë e para institucioneve për të marrë zgjidhje në lidhje pronat, që përfshihen në projektin e rrugës Thumanë-Kashar. Ata kërkojnë dëmshpërblim sipas çmimit të tregut, por deri më tani nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje, ndaj dhe paralajmëruan për bojkot në zgjedhjet lokale. Por edhe pse e paralajmëruan, nuk e mbajtën fjalën, pasi Bërxulla, e cila përfshihet në Bashkinë e Vorës, ia dha votën kandidatit të Partisë Socialiste. Për të shtuar diferencën ndaj kundërshtarit kontribuoi pikërisht edhe Bërxulla, ku Blerim Shera i PS mori 2266 ose 61.11%, ndërsa Indrit Hoxha i Bashkë Fitojmë mori 1442 vota ose 38.89%. Në total në Vorë, dy kandidatët Blerim Shera dhe Indrit Hoxha e përfunduan garën me 9638 vota për Partinë Socialiste dhe 3471 për kandidatin e Bashkë Fitojmë.

Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. Sipas tyre, kompania që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin duke theksuar se dëmshpërblimi i ofruar është qesharak. Ata kanë kërkuar që Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të nisë hetimet për projektin.

Advertisement