Connect with us

Kronike

E zë gjumi me çantën me drogë në tren, era e nxjerr “zbuluar” shqiptarin

Një shqiptar është vënë në pranga pasi u kap në tren më një çantë kanabisi. 38-vjeçari Gazmir Shehu po udhëtonte me tren dhe e kishtë zënë gjumi gjatë rrugës. Ndërkohë pasagjerët e tjera kanën djerë një erë dhe kanë raportuar rastin. Menjëherë në vendngjarja ka shkuar policia dhe pas insistimit për të kontrolluar çantën kanë gjetur kanabisin me vlerë rreth 10,000 £. 38-vjeçari fillimisht pretendoi se ishte për përdorim personal po më pas ai u deklarua fajtor për posedimin e drogës me qëllim furnizimin.

Arrestimi i tij ka ardhur në Glasgoë më 28 qershor të vitit të kaluar. Gjykata dëgjoi se i pandehuri kishte punuar si prodhues instrumentesh muzikore, i specializuar në ndërtimin e kitarave dhe violinave.  Ai nuk ka asnjë dënim të mëparshëm të regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar ndërsa  avokati i Shehut u shpreh se ai kishte shkaur erdhi në Angli ilegalisht nëntë vjet më parë me kamion.

Gjykatësi Barker e burgosi të pandehurin për 21 javë. Duke pasur parasysh statusin e pasigurt të emigracionit të Shehut, tha gjyqtari ku shtoi se nuk do të ishte e përshtatshme të pezullohej dënimi.

Kronike

“Kështu ndodh 1 herë në 5 ditë”/ Dëshmitarët për aksidentin në Lushnjë: Makina ma vrau gruan para disa vitesh në oborr

Pas aksidentit të rëndë në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, ku ende nuk është gjetur shoferi, dëshmitarët ose banorët e zonës kanë treguar më tepër detaje.

Sipas tyre, zhurma kur ndodhi aksidenti ka qenë e madhe, teksa shtojnë se ende po kërkojnë për shoferin, i cili nuk gjendet askund.Ndër të tjera ata treguan se aksidentet në këtë zonë janë të shpeshta.

“Përplasja ishte e madhe, i mori hekurat përpara. Kështu bëhet gjithmonë një herë në pesë ditë. Makina ma vrau edhe gruan në oborr para disa vitesh”, tha njëri prej banorëve vendas.

“Shoferi nuk gjendet. Po e kërkojmë me elektrik dore”, shtoi dëshmitari.

Sipas banorëve vendas, vendi ku ndodhi aksidenti është një njollë e zezë, pasi kanë humbur jetën disa persona.

Kujtojmë se një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Konjac, ku një mjet tip “Ford” që drejtonte Fabjol Ibraliu ka dalë nga rruga, duke përfunduar në afërsi të banesave.

Continue Reading

Kronike

I biri ngiste makinën me 160 km/h/ “Ku është djali, nuk është gjallë ai”, nëna kërkon të birin pas aksidentit, humb ndjenjat

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Konjac.

Raportohet se një mjet tip “Ford” që drejtonte Fabjol Ibraliu ka dalë nga rruga, duke përfunduar në afërsi të banesave.

Fillimisht Fabjol Ibraliu është përplasur me makinat e tjera që ndesheshin në anë të rrugës.

Nëna e drejtuesit të mjetit të zhdukur, i cili kërkon të birin dhe pyet ku është i biri. Mes të bërtiturave dhe ulërimave ajo thotë se djali i saj ka vdekur. Një punonjës përpiqet ta qetësojë, ku i thotë se i biri nuk është në makinë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga trauma e pësuar nëna ku humbur dhe ndjenjat.

Nuk përjashtohet ende mundësia që Fabjol Ibraliu mund të jetë gjallë dhe se pas aksidentit mund të jetë ndihmuar, por këto mbeten ende hipoteza.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ka dërguar babin në punë dhe më pas është nisur drejt punës së tij. Në pamjet e siguruara shihet se makina ka dëme të shumta dhe se ai ka qenë me një shpejtësi prej 160k/h.

Continue Reading

Kronike

E pazakontë/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, “zhduket” shoferi

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Konjac. Një makinë tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar pranë disa banesave që ndodheshin anës aksit, teksa është përplasur edhe me një pemë. Nga përplasja makina është dëmtuar pjesërisht siç shihet dhe në foton e mësipërme.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa burime paraprake bëjnë me dije se makina është bosh. Nuk dihet ende se ku ka përfunduar drejtuesi i mjetit, apo nëse ka pas persona të tjerë në makinë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Continue Reading

Kronike

Me kapuç dhe me kokën poshtë, momenti i arrestimit të dy shqiptarëve në Pire, u kapën me 210 kg kokainë

Ky është momenti i arrestimit të dy shqiptarëve në Pire, të cilët u kapën me 210 kg kokainë, me destinacion Shqipërinë.

Ata janë Azdren Muharemi alias Jasona Mërkuri, 54 vjeç, Marsel Stafaj 36 vjec dhe greku Ioannis Biglakis 64 vjeç.

Azdren Muharremi nga Patosi rezulton se ka përdorur tre pasaporta shqiptare, një me emrin Azdren Qazim Muharremi të lëshuar më 19.10.2022 dhe me mbarim në 18.10.2032, një me emrin Jasona Panajot Mërkuri lëshuar më 17.09.2013 dhe një me emrin Andrea Panajot Mërkuri.

Muharremi në Greqi njihej me emrin Andrea, emër me të cilin është i arrestuar ma parë për drogë në Turqi nën identitetin Andrea Mërkuri, 54 vjeç, lindur në Gjirokastër ndërsa ishte i shpallur në kërkim prej vitit 2017 në Greqi dhe më pas i dënuar me 20 vjet burg dhe 100 mijë euro gjobë për drogë nën identitetin Jasona Mërkuri, 54 vjeç, lindur në Gjirokastër. Nën identitetin e fundit rezulton edhe pronar i një biznesi shitje rrobash tek “Rruga e Durrësit” në Tiranë të regjistruar në maj 2015. Veç identiteteve shqiptare, Muharremi kishte edhe dokumenta greke nën emrat Andrea apo Jasona Mërkuri. Gjatë kontrollit të banesës, Muharremit i janë gjetur 1 pistoletë me 15 fishekë dhe 129 mijë e 375 euro si dhe 30 paund.

Personi i dytë i arrestuar është Marsel Stafaj, 36 vjeç nga Tirana, i njohur në Greqi si “Majk”, banues në Kalithea të Athinës. Stafaj rezulton se jetonte ilegalisht në Greqi. Atij i janë sekuestruar 1800 euro.

Continue Reading

Kronike

Aksidenti me 3 çiklistë të plagosur, zbardhen detaje të reja rreth gjendjes së turistëve

Zbardhen të tjera detaje lidhur me aksidentin e ndodhur në aksin Vlorë- Himarë-Llogara. Çiklistët janë përfshirë në një përplasje mes tyre, ndërsa e prej tyre kanë marrë goditje të forta.

Një prej çiklistëve të plagosur është holandez, ndërsa dy të tjerët janë grekë.

Çiklistët kanë humbur kontrollin mbi biçikletat, duke shkaktuar përplasjen e fortë me 3 të lënduar më rëndë.  Një prej çiklistëve, me shtetësi holandeze, është transportuar fillimisht në drejtim të spitalit të Himarës.

 

Sipas raportimit, gjendja e çiklistëve grekë paraqitet më e rëndë, ndërsa janë nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Aksidenti ka ndodhur për shkak të mungesës së sinjalistikës në një kthesë të fortë në Qeparo.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING