Bota
E zhdukur prej një jave, gjendet 15-vjeçarja shqiptare në Gjermani
15-vjeçarja shqiptare Rahmone Jusufi, ishte e shpallur e zhdukur nga familjarët prej 11 shtatorit.
Për gjetjen e saj ishin mobilizuar Policia gjermane dhe familjarët ndërsa në rrjetet sociale ishte e publikuar fotografia e saj kudo.
Të afërmit përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar se adoleshentja është kthyer në shtëpi edhe është shëndosh e mirë. Ata shprehën falënderime për njerëzit që u angazhuan për të ofruar ndihmë.