Kronike
E zhdukur prej tre ditësh, gjendet trupi i të moshuarës në liqenin e Prespës
POGRADEC- Një 75-vjeçare, e cila ishte shpallur e zhdukur prej tre ditësh është gjetur e mbytur në liqenin e Prespës. Mësohet se e moshuara jetonte e vetme në banesë dhe prej tre ditësh nuk kishte asnjë informacion.
Por pas kërkimeve, trupi i saj u nxorr mëngjesin e sotëm nga liqeni i Prespës. Në vendngjarje kanë shkuar grupet e hetimit dhe ekspertët për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave.