Connect with us

Politike

‘E zhvilluar prej potencialit njerëzor’, Rama ndan pamje nga Kolonja

Mëngjesin e sotëm, kryeministri i vendit Edi Rama, me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka ndarë pamje nga Kolonja, ku në video shihen pamje të mbuluar nga dëbora, duke theksuar se; Kolonja mund të ishte një ndër destinacionet për turistët ku mund të kalohen festat e fundvitit.

Me pasuri të shumta natyrore, mikpritjes së banorëve të zonës, Kolonja po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nëpërmjet zhvillimit të turizmit, jo vetëm në verë, por edhe gjatë stinës së dimrit.

Rama thekson gjithashtu, se Kolonja magjike, e bekuar nga natyra dhe e zhvilluar prej potencialit njerëzor, ju mirëpret për këto festa fundviti.

Advertisement