Connect with us

Kronike

E zuri traktori poshtë, zbardhet identiteti i të riut shqiptar që humbi jetën në Itali (EMRI)

Gentjan Muça është 31 vjeçari shqiptar që humbi jetën këtë të hënë në aksidentin tragjik në Itali. Sipas mediave vendase aksidenti u regjistrua në provincën e Chietit ku 31-vjeçari është zënë poshtë nga një traktor dhe për paosjë ka humbur jetën.

Raportohet se urgjenca ka mbërritur në vendngjarje por i riu nuk ka mundur të mbijetojë. Muça punonte në një fermë të zonës dhe sipas raportimeve fillestare ishte duke vozitur përgjatë një rruge komunale kur për arsye të paqarta humbi kontrollin e traktorit, i cili u përmbys, duke përfunduar në një kanal dhe duke e zënë poshtë

Alarmi është ngritur nga një kalimtar i rastit. Prokuroria Publike ka hapur hetimet për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

Advertisement