Connect with us

Pinknews

“Edhe djali im 12 vjeç e di historinë e Holokaustit”/ Gerta i rikujton Valbonës gabimin fatal

Një debat i fortë ka shpërthyer mes Gerta Gjonit dhe Valbona Mema, duke sjellë tensione në shtëpi.

Gerta e akuzoi Valbonën për mungesë njohurish historike, duke i kujtuar një moment kur ajo kishte përdorur gabimisht termin “Holaust” për Holokaustin në një emision televiziv.

“Shikoje historinë e Holokaustit, të të vijë turp! Edhe djali im 12-vjeçar e di historinë e Aushvicit”, tha Gerta, duke vijuar me ironi: “Holaust, qepe”.

Ajo e sfidoi Valbonën me një tjetër gafë nga e kaluara.

Duke e pyetur: “Ma thuaj sa vite ka një shekull?”, duke rikthyer një tjetër moment të Valbonës, pasi kishte bërë një gabim duke llogaritur.

Nga ana tjetër, Valbona u mbrojt, duke akuzuar Gertën se si gazetare kishte abuzuar me titujt.

Përplasja mes tyre solli momente të tensionuara në shtëpi.

Advertisement