Kosova
“Edhe Donika kundër meje”/ Buzhala: Do i dorëzoj faktet në polici
Gazetari Berat Buzhala ka reaguar sërish lidhur me vrasjen e ndodhur në Ferizaj dy ditë më parë. Me anë të një ragimi në rrjetet sociale Buzhala shkruan se edhe ministra e Jashtme e Kosovës së Bashku me Presidenten Vjosa Osmani, është kundër tij.
Buzhala sqaron se viktima është xhaxhai i bashkëshortit të Presidentes Osmani dhe shton se vajzat e përmendura në këtë histori janë dhunuar sekualisht nga i ndjeri kur ishin 10-12 vjeç. Gazetari shton se vajzat në kërkim të drejtësisë kishin hapur një grup në Facebook ku ishin pjesë fëmijët e të ndjerit si dhe Prindon Sadriu dhe Vjosa Osmani.
Ai vijon duke shtuar se në atë grup viktimat në grup jo vetëm që nuk gjetën mirë kuptim por u ofenduan më shumë, teksa thotë se për këto ka fakte. Buzhala shkruan se të hënën do t’i drejtohet vullnetarisht Prokurorisë Speciale për t’i dorëzuar të gjitha dëshmitë.
POSTIMI I BUZHALËS:
Edhe Donika Gërvalla koka bashku me Vjosën, kundër meje. Edhe ma tutje dy gra nuk po flasin për tri çika të dhunume. Po e përsëris: Sadri Sadriu, vrarë dje në Ferizaj, është axha i Prindon Sadriut. Prindoni është burri i Vjosës.
Ato çikat janë dhunu seksualisht prej axhës Prindonit, kur i kanë pasë 10-12 vjet. Me ato kam fol e jam shkru. Kanë lypë drejtësi. Në kërkim të drejtësisë ato e kanë bo një grup në Facebook. Në atë grup janë kanë femija e Sadriut, por edhe Prindoni e Vjosa.
Në bisedë në grupin e krijuar prej viktimave ato ju kanë tregu këtyre familjarëve se çka kanë perjetu prej Sadriut, dikund në një mal. Në atë bisedë në atë grup viktimat jo veç që nuk kanë hasë në mirëkuptim, por janë ofendu edhe ma shumë. Krejt këto i posedoj me fakte. Në mengjes i kemi dërgu pyetje Presidences, qysh e kërkon etika gazetareske.
Presidenca nuk është përgjigjë në pyetje. Pasi është publiku shkrimi e kanë bo reagimin. Vullnetarisht, të hanën, kam me shku ne Prokurori Speciale me i dorëzu të gjitha deshmitë. A është e mundur që dy gra me pozita të nalta shtetërore nuk i japin pesë pare për tri çika/femijë të abuzume seksualisht.