Connect with us

Kosova

‘Edhe dy minuta deri në orën e fundit të botës’/ Trondit Mustafë Bajrami

Nga Mustafë Bajrami

LAJMËRIM ME RËNDËSI!
Një numër (jo i vogël) i shqiptarëve që gjenden në Lindje të Mesme -studentë, punëtorë, umre- të shqetësuar me të drejtë nga situata e atjeshme, kërkojnë opinionin tim se a bënë të qëndrojnë edhe më tutje, apo duhet të largohen përkohësisht.
Duke u ndje krenar por me përgjegjësi të lartë morale kur më thonë se shkrimet dhe intervistat e mia i konsiderojnë si burim të vetëm objektiv në lidhje me atë që po ndodh në Lindje të Mesme, nëpërmes këtyre 7 pikave;
DEKLAROJ:
1. Situata është tejet kritike para një shpërthimi të një lufte të madhe. Regjioni i njohur si “Tokat e Shamit” (Siria, Jordania, Libani), Iraku dhe Arabia Saudite janë të ekspozuara ndaj luftës që po pritet të fillojë, më shumë se vendet tjera;
2. Shumë shtete kanë revokuuar qytetarët e tyre nga atje, ndërsa 32 kompani aviacionesh kanë ndërprerë fluturimet. SHBA sot u rekomandoi qytetarëve të vet ta lëshojnë Libanin sa më shpejt;
3. Drejtohuni edhe ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës në ato vende dhe kërkoni prej tyre udhëzime nëse deri më tani nuk e kanë bërë;
4. Irani mund të heq dorë nga sulmet që është betuar se do t’i bëjë Izraelit vetëm në rast të ndonjë komenzimi shumë të madh. Gjë që as kësaj nuk i besoj shumë;
5. Mos i dëgjoni fjalët e injorantëve që thonë; jo Irani kështu, jo Izraeli ashtu, jo sunnitët e jo shiitët. Këta njerëz nuk i kuptojnë as shkaqet e as kostelacionet që ndikojnë, nisin dhe zhvillojnë luftërat në Lindje të Mesme;
6. Kapitullin e kësaj lufte mund ta mbyllë vetëm ndonjë mrekulli, ndërsa koha e mrekullive ka mbaruar që moti;
7. Po të isha unë atje, do ta kisha larguar së paku familjen time, nëse jo edhe vetë të largohem.
P/S: Sidomos ju që keni familjarë e miq atje; #Shpërndajeni këtë status…!
LAJMI I PARA PAK MINUTAVE: Franca urdhëron qytetrët e saj të lëshojnë urgjentisht Libanin. Ndër kohë u rekomadon edhe të tjerëve që gjenden në vende tjera përrreth Libanit…!
LAJM SHOKUES:
Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergej Ryabkov: “Kanë mbetur edhe dy minuta deri në orën e fundit të botës. Kijameti është afër. Tensioni në botë për shkak të kërcënimit bërthamor është para rrezikut më të madh. Por ka ende pak shpresë”…!
SHBA/Izrael: Kemi informacione se Irani mund të nisë bombardimet sonte ose nesër…!!!
Fillojnë përgatitjet e fundit/Komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së, Michael Erik Kurilla, mbërriti në Lindjen e Mesme…!
Arabia Saudite sapo lëshon “urdhëresën” për qytetarët e saj që urgjentisht të lëshojnë Libanin. Sauditëve që gjenden në Siri dhe Jordani u rekomandon të kenë kujdes të shtuar ose të largohen nga aty…!
Advertisement