Kosova
Edhe një tjetër episod i luftës mediatike dhe propagandistike/ Analistët për deklaratën se do të arrestohet Vuçiç
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se presidenti serb Aleksander Vuçic do të arrestohet nëse vjen në Kosovë pa kërkesë paraprake. Shume analiste mendojne se shkëmbimi i mesazheve të tilla ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është pasojë e situatës afatgjatë politike dhe se kërcënimet bazohen në fjalë boshe, pasi prej tyre përfitojnë të dyja palët.
Kujtojme se Sveçla, duke komentuar posterat që u shfaqën gjatë natës në katër komunat e veriut të Kosovës, ku shkruhej “Komandanti Suprem, të presim” shoqeruar me një fotografi të presidentit Vuçic, tha se presidenti i Serbisë do të arrestohet nëse vjen në Kosovë pa kërkesë paraprake.
Gjorgje Vukadinovic, analist politik, tha per median serbe Danas se kjo deklaratë e ministrit kosovar është vetëm një episod tjetër në “luftën” mediatike dhe propagandistike, hapat e mëtejshëm të së cilës tashmë dihen.
“As Vuçiq nuk do të tentojë të hyjë, as Sveçla nuk do ta arrestojë. Ky është vetëm një episod tjetër në “luftën” mediatike dhe propagandistike, e cila zakonisht pasohet nga “përgjigjja e ashpër” e Petar Petkovicit, e ndonjëherë edhe e Vuçicit, e kështu me radhë në rreth – shpjegoi analisti serb dhe theksoi se këto deklarata dhe të ngjashme, si dhe “luftërat verbale” periodike, së bashku me kërcënimet dhe “rrahjet e gjoksit per heroizma”, padyshim që u sjellin dobi të dyja palëve.
Aleksandar Olenik, avokat dhe anëtar i kryesisë së Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës – theksoi se ky është një realitet i shfuqizuar dhe i nxjerrë jashtë fuqisë në Serbi.