Connect with us

Politike

Edi Rama: Belo dhe Igli Cara janë askërkushi

Kandidatët e bashkive kryesore në vend nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, sipas Ramës janë askërkushi. Kryeministri shprehet se Belind Këlliçi për Tiranën dhe Igli Cara për Durrësin janë kukulla në duart e Berishës e Metës.

“Kë të mbaj, Igli Carën!? Igli Cara është askushi. Kë të mbaj!? Belon? Kush është Belo? Belo është askushi. Këta janë kukulla. Janë kukulla, janë njerëz pa pikën e respektit për veten, të dorëzuar për të marrë një lugë nga përsheshi dhe të vëmnë në dizpozicion të dy njerëzve që janë në konflikt total me drejtësine dhe me të ardhmen e këtij vendi”

Ndërsa për ‘pjesën tjetër’ të PD, Rama kreun e komanduar të PD, Enkelejd Alibeajn e konsideron si kopje të lindur jashtë vëmendjes së “babës”.

Ai thekson se retorika e tij përbëhet nga sharjet e akuzat në vend të sfidimit të tij përmes ideve.

“Alibeu me kompani janë kopje të zbehta, të legenosura, të atij. Babë e bir, po ky është një nga bijtë e lindur jashtë vëmendjes së babës, ndërkohë që po të shikoni retorikën, po të shikoni mënyrën si debatojnë, po të shikoni mënyrën se si e kuptojnë politikën, është e njëjta gjë komplet.

Sharës profesionistë, akuzues të palodhur. Njeërz kokëboshë që s’kanë asnjë ide, për të të sfiduar me ide. Dinë vetëm të shajnë. Janë kot! Janë njerëz kot. Vetëm se ai është triko leshi, kta jënë lesh pa triko”, tha Rama.

Ndërsa për ish- kundërshtarin e tij politik, Lulzim Bashën, Rama shprehet se po të kishte dëgjuar fjalët e tij në Kuvend do të ishte ende në krye të PD. Sipas Ramës në këtë formë kjo forcë politike do kishte më shumë gjasa për fitore:

“Po të më kishte dëgjuar mua Luli, nuk ishin më kta. Jo t’më dëgjonte… se s’kemi bërë muhabete në kuzhinë, ato që i kam thënë në Parlament… nuk ishin më kta. Dhe mundësia që Partia Demokratike të fitonte do ishte shumë më e madhe… po të më kishte dëgjuar mua. Po, vazhdonte imitonte babën. Dhe një ditë të bukur i tha, nuk e dua këtë, të iki. Edhe baba hoqi trupin dhe Luli u fut në ujë.”

Advertisement