Connect with us

Kosova

Edi Rama e përdor si vegël Abdixhikun për të sulmuar Albin Kurtin

“Kudo në konferenca me liderë rajonal dhe botërorë, kryeministri Edi Rama nuk ka hezituar të hedh akuza, spekulime duke krijuar insinutata të sojit “Albin Kurti po izolon Kosovën, veriu po kthehet në tokë të askujt…”, e të cilat koha i demontoi. Në konferencën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të quajtur “Rugova dhe Perëndimi”, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë u thanë shumë fjalë të mëdha për Rugovën. Për këdo do të ishte befasi afërsia e Ramës me LDK me të cilën edhe për shkak të orientimit që kanë pasur gjithnjë divergjenca të theksuara. Për këdo që njeh Edi Ramën dhe Lumir Abdixhikun kjo nuk është befasi, të dy kanë kundërshtarin e përbashkët. Lumiri, i dështuar për të qenë lider, është interesuar ty bëj pakt dhe me djallin për të ardhur në pushtet” – keshtu ka thene ne nje shkrim autorial, analsiti Faton Mehmeti.

Sic edhe shprehet ai, “Edi Rama kurdo që gjen hapësirë për të arritur qëllimet e veta nuk përton ta përdorë. Përplasjet e tij të vazhdueshme me LDK, veçuar këtu vizitën e tij të parë në Kosovë si kryeministër kur nuk e përmendi fare Rugovën, janë pauzuar sepse Albin Kurti është “armiku” i përbashkët që s’po e mundin dot.”

Sipasa analistit nga Kosova, “Edi Rama ka pasur probleme thuajse me të gjithë liderët ne Prishtine që nuk i kanë shkuar për shtati, dhe Albin Kurti është në vazhdën e të tjerëve, veçse është më i pakompromis”.

“Thyerja kryesore mes tyre ka ndodhur me afrimin e Ramës me Vuçiqin, me mbështetjen e tij ndaj ndryshimit të kufijve si dhe pazaret tjera që kanë qenë kundër Kosovës. Për të gjitha këto, është e pafalshme që LDK ka lejuar të përdoret figura e Rugovës për shfryrje mllefi të Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës” – ka theksuar Faton Mehmeti.

Advertisement