Connect with us

Politike

Edi Rama është i stampuar me firmë amerikane/ Bushati: SHBA e nisur nga interesa të ftohta

Për gazetarin dhe analistin Andi Bushati, demokratët amerikanë, në 8 vite, punuan për të instaluar në Shqipëri një regjim autokratik të plotë, një shtet të kapur që sot mban vulën e Edi Ramës, por edhe bekimin e Uashingtonit. Sipas tij, regjimi i Ramës nuk është thjesht produkt i manipulimeve të brendshme, por është i stampuar me firmë amerikane. Bushati tha se as administrata Trump dhe asnjë administratë amerikane, që prej Luftës së Dytë Botërore, nuk janë nisur nga parime të pastra, por gjithmonë nga interesa të ftohta.
“Pra nuk është se ky Edi Rama mbështet drogën, fiton zgjedhjet me bandat e krimit dhe ne duhet ta godasim – jo. Përkundrazi, ata e kanë pranuar dhe e kanë përdorur si vegël për interesat e tyre”, tha Bushati.
Ai kujtoi shprehjen e famshme të diplomacisë amerikane: “Është bir kurve, por është biri i kurvës i yni”. Dhe sipas Bushatit, pikërisht kështu e shohin Ramën – një njeri i zhytur në korrupsion, në drogë, në lidhje me bandat, por që nuk prek interesat e tyre.
Bushati theksoi se gjatë 8 viteve të administratës demokrate, u bë gjithçka që Shqipëria të futej nën një regjim autokratik të Edi Ramës, ku zgjedhjet manipulohen, mediat shtypen dhe opozita shkatërrohet. “Sot, ky regjim që sundon vendin është një regjim i damkosur me vulë amerikane”, u shpreh ai. Sipas tij, është e vërtetë që kjo administratë e re amerikane nuk është hapur pro Ramës, por është krejtësisht indiferente ndaj fatit të demokracisë në Shqipëri.
Bushati:
Nuk mendoj që kjo administratë Trump por asnjë administratë amerikane, që prej Luftës së Dytë Botërore të jetë nisur nga gjykime princípale për të goditur apo mbështetur një kryetar shteti.
Pra s’është se ‘ky Edi Rama mbështeska drogën atje dhe i fitoka zgjedhjet me bandat e drogës dhe ne duhet ta godasim’.
Është një shprehje e famshme e diplomacisë amerikane, ‘është bir kurve por është biri i kurvës i yni’, dhe s’besoj se kemi këtu ndonjë ndryshim të madh. Ne kishim gjatë kësaj periudhe, 8 vite të demokratëve që punuan me aq sa rëndësi ka Shqipëria për të instaluar një regjim autokratik në Shqipëri, pra regjimi i Ramës sot është një regjim me vulë amerikane. Sot është e vërtetë që nuk është më e njëjta administratë, nuk është pro Ramës, është indiferente ndaj fatit të demokracisë në Shqipëri, të paktën deri tani kjo administratë.

Advertisement