Connect with us

Politike

Edi Rama: U bënë këta zhabulanë të më bëjnë moral mua dhe më tregojnë familjen

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e një ditë më parë gjatë një takimi elektoral me të rinjtë e Partisë Socialiste, lidhur me fotot e tij nudo të publikuara në internet, që sollën reagime të shumta nga opozita.

Ai ironizoi opozitën duke i quajtur “zhabulanë që duan të bëjnë dhe moralistin”, ndërsa shtoi se vetë ata çdo ditë u tregojnë fëmijëve se si nuk duhet të sillen.

“O pika pika. Unë sipas tyre në takimin me votuesit e parë atje që po tregoja një histori me Pandi Majkon, që lidhet me historinë tonë dhe ishte episodi i nxjerrjes së fotove të mia nudo dikur në fushatën e 2007 nga këta zhabulanët që duan të  bëjnë dhe moralistin, na tregojnë se çfarë është familja, edhe përmenda që janë në Google.

Në Google janë të mbuluara. E dyta nuk ishin fëmijë ata. E treta, si ka mundësi, ku e gjejnë këta kapacitetin të më bëjnë mua moral kur çdo ditë u tregojnë fëmijëve, familjeve, se si nuk duhet të sillet dhe çfarë nuk duhet të thotë njeri me akuza e sharje ektreme, si ka mundësi? Jam pa fjalë”, tha Rama.

Advertisement