Politike
Edi Rama ‘viktimë’ e drejtësisë që e krijoi vetë/ Gjokutaj: Balluku, saze për këmbët e tij
Reagimi i ashpër nga shoqata e gjyqtarëve ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama ka ndezur debatin publik, mbi atë që shihet si një sinjal i qartë i një çarjeje të thellë mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor. Genci Gjokutaj e konsideron këtë zhvillim, si një risi në një klimë të perceptuar si të dominuar nga “absolutizmi dhe autokracia”, duke sugjeruar se balancat e pushtetit mund të jenë duke ndryshuar.
‘Nga pozicioni i një “influenceri” të pushtetshëm të drejtësisë, kulturës dhe arsimit, ai gradualisht po shndërrohet në një “subjekt” të mundshëm të punës së prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kjo lëvizje ‘tektonike’ mendohet se është arsyeja kryesore pas reagimit të gjyqtarëve, të cilët po kuptojnë se vetë arkitekti i reformës në drejtësi, mund të përfundojë nën lupën e saj. Në këtë kontekst, strategjia e re e Kryeministrit sipas Gjokutajt, duket se është ajo e viktimizimit.
Pasi ka vepruar për vite si një “intimidues” i sistemit, tashmë thekson avokati, ai po përpiqet t’i paraqitet publikut si një viktimë e po atij sistemi drejtësie që ai vetë e krijoi. Rasti më flagrant i kësaj taktike është padia e tij në Gjykatën Kushtetuese për rastin e ministres Belinda Balluku. Ky veprim, sipas Gjokutajt, shihet si një tentativë për të zhvendosur përgjegjësinë dhe për të krijuar një narrativë ku ai është i pafuqishëm përballë një sistemi që nuk funksionon.
Për Gjokutajn, duke mbrojtur ministren e tij, Rama në thelb po mbron veten, pasi rënia e saj mund të hapte një kapitull të ri hetimesh.
Sipas avokatit, situata aktuale paraqet një skenar ku kryeministri, dikur i gjithëpushtetshëm, gjendet në një pozicion mbrojtës, duke përdorur mekanizma ligjorë për të vonuar atë që duket e pashmangshme, ndërkohë që një pjesë e sistemit të drejtësisë po jep sinjalet e para të një rebelimi ndaj kontrollit politik.
Ne po flasim për gjyqtarët. Anëtarët e KLGJ-së janë të fundit që do bien. Sepse KLGJ-ja janë jeniçerët e Edi Ramës. Ata janë skalioni i fundit që ata nuk dalin. Po gjithsesi, dalja e këtyre gjyqtarëve është një risi ndaj një absolutizmi, autokracie, edhe ndaj një bullizmi.
Këta që reagojnë na nxisin edhe kërshërinë që të marrim vesh se kush janë. Këtu ka dy gjëra. E para, ata e kuptojnë që Edi Rama, nga influencer i drejtësisë, i kulturës, i arsimit, avash-avash po kthehet në një subjekt. Në një objekt të punës së tyre. Se do do shkojë aty. Edhe ata, ata e kuptojnë më mirë se kushdo se ne këtu mbrojmë temën dhe bëjmë analiza që drejtësia është nën urdhër politik, drejtësinë nuk e lënë të japë drejtësi, intimidohen gjyqtarët, e tjerë e tjerë. Po imagjino, ne flasim për ata. Po ata vetë, si e ndjejnë veten që japin vendime për të cilat nuk janë të bindur. Po nuk kanë ç’i bëjnë, rrethanave, familjes, faktit e njëri-tjetrit në historitë e tyre.
Nga praktika e punës e shikoj që gjyqtarët e aftë është vështirë të korruptohen. E kupton? Kush, janë këta që s’dinë se ç’shkruajnë, këta po, i ke këtu direkt, në sportel. Edi Rama është kthyer nga intimidues i drejtësisë, po rreket t’i thotë opinionit publik, madje edhe më tej se opinionit publik, që ky tani është një viktimë e drejtësisë, viktimë e asaj drejtësie që e krijoi vetë. Ngjarjet e fundit tregojnë… ai nuk ka më fuqinë. Vajtja deri te Belinda Balluku është saze për këmbët e tij. Prandaj dhe ky krahasimi që bëhet, është paradhoma. Paradhomë ishte dhe Arben Ahmetaj.
Po jo, paradhoma ishte, po ishte Yuri Kim, ishte Blinken…paradhoma do jetë prapë. Puna është që s’është më Blinken e Yuri Kim. Ka ndryshuar në Uashington qasja. Se të ishte për këta, po këta njerëz janë. Edhe me rastin e Ballukut është vepruar formalisht, po realisht nuk është goditur aty ku duhet, as me kualifikim ligjor, as me masa sigurimi, po ja kanë dhe ç’kanë bërë? E morën të pandehur dhe e lanë 10 ditë. Prisnin të jepte dorëheqjen ose ta shkarkonte Rama. Rama e kapi këtë lojë, po Rama nuk e bënte, nuk i di arsyet pse e bën Rama këtë, ama unë di një gjë, që Rama në gjithë këtë veprim, as nga Belinda nuk ka frikë.