Connect with us

Politike

“Edi ti s’je i rrjedhur, por i trembur”/ Berisha-Ramës: Mos dil me Lamborghinin e Noizy-t

Sali Berisha, në takimin me minatorët në Bulqizë, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili i tha nga Devolli se “mosha e ka bërë të rrjedhur Sali Berishën”. Berisha thotë se Rama nuk është i rrjedhur por i trembur.

Më tej Berisha i ka bërë sërish thirje kryeministrit për tu përballur publikisht para 11 Majit.

Berisha shprehet se Rama e ka mendjen të bëjë si kloun me Lamborghinin e Noizyt dhe i lë të sëmurët pa ilaçe tek Onkologjiku.

“Sot ai tha në Devoll se mosha e ka bërë të rrjedhur Sali Berishën. Unë nuk them që Edi Rama është i rrjedhur. “Edi ti nuk je i rrjedhur, po ti je i trembur, i tmerruar”. Edhe klloun bën, por prap hajde këtu në këtë sallë të dalim para këtyre burrave po ta mban, hajde këtu mos dil me Lamborghini i Noizy-t, por dil me këtë, dëgjoni këta burra se çfarë sakrifice bëjnë, por ty as që ta vret fare për ta që ekzistojmë. Mendjen e ke tek Lamborghini, sëmurët i le pa ilaçe tek Onkologjiku. Ai bën kkloun, por as klloun nuk është por probleme tij është se nuk di ku të fusë kokën.

Ai është në rreth të kuq, po pse? Ndaj bën herë klloun e herë palaço, ky siç u dakos në rezolutë, është armik i pluralizmit”– tha Berisha.

Advertisement