Connect with us

Kosova

Edit Harxhi kundër idesë së Ramës: Kosova ka nevojë për burrshtetas, jo për një Dejton

Ish-zëvendësministrja e Jashtme e Shqipërisë, Edit Harxhi, ka reaguar lidhur me propozimin e kryeministrit Edi Rama për organizimin e një konference të nivelit të lartë për Kosovën dhe Serbinë, ku liderët e dy shteteve s’do të lejoheshin të dilnin pa arritur një marrëveshje

Harxhi ka thënë se Kosova s’ka nevojë për një Dejton. Ajo ka shkruar se Kosova është shtet i pavarur që është njohur nga 115 shtete të botës dhe se pavarësia është vulosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë

Ajo ka thënë se Kosova ka nevojë për një burrështetas dhe për përkrahje nga SHBA dhe BE-ja.

“Kosova nuk ka nevojë për Dejton. Kosova është shtet sovran i njohur nga 115 shtete të botës dhe pavarësia e saj është njohur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Kosova ka nevojë për burrë shteti dhe mbështetje nga SHBA dhe BE”, ka shkruar Harxhi, e cila tha gjithashtu se sanksionet e BE-së janë çorientuese dhe kundërproduktive.

Advertisement