Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Një litar shpëtimi për armikun/ Dyshimet për ujdi – Shkrim nga NTV

Gjatë fundjavës situata në veri të Kosovës ishte e qetë, forcat speciale me mjete të plota luftarake, të përforcuara me autoblinda dhe transportues, po ruanin ndërtesat e komunave serbe Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç, aty ku hynë kryetarët e rinj nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës. Në Zubin Potok, të shtunën para komunës lokale janë parë edhe pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës. Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë ka vendosur që gatishmëria luftarake e Forcave të Armatosura të mbetet në fuqi. Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, ka bërë të ditur se “Serbia nuk do të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë”, ajo është vetëm “e përgatitur për të gjithë skenarët”, ndërsa ministri i Mbrojtjes dhe lideri i ri i SNS-së, Millosh Vuçeviç, pretendon se Beogradi “Nuk do të lejojë “Stuhinë”, “Bljesakun” apo 17 marsin 2004”. Ndërsa Lista Srpska kërkoi nga Beogradi që të ndalte dialogun e Brukselit me Prishtinën për shkak, sipas saj, të ndërhyrjes së dhunshme të policisë serbët duhej të merrnin pjesë në tubimin e SNS-së në Beograd të premten e kaluar. Lëvizja Mëmëdheu në Serbi kërkoi që qeveria në Beograd në vend të ngritjes së gatishmërisë luftarake të shpallte zgjedhje lokale në katër komuna serbe në veri të Kosovës. Ndërkohë, Kryetarët e rinj shqiptarë në komunat me shumice serbe, vazhdojnë të qëndrojnë në ndërtesat komunale. Por forcat speciale nuk mund t’i ruajnë ata për 365 ditë të vitit. Sipas disa mediumeve në Beograd, teksa presioni ndërkombëtar ndaj kryeministrit të Kosovës është rritur, tani shtrohet pyetja: Mos vallë Kurti shënoi autogol. Sipas tyre, kjo ndërhyrje është padyshim një marrëveshje mes tij dhe Vuçiçit, i cili me lejen e Kurtit morri zvarrë në tubimin e Organizuar në Beograd, të gjithë serbët e fortë dhe të aftë të veriut. Sipas Danas, e gjithë kjo është rezultat i politikës së gabuar, të paarsyeshme dhe dashakeqe të Vuçiçit, e tillë sepse sipas Marko Jakshiq, i ashtuquajtur Nënkryetar i Kuvendit të Bashkësisë së Komunave të Krahinës Autonome të Kosovës, Vucic nuk është politikisht budalla dhe naiv. Sipas tij, cdo gjë “varet se çfarë do të urdhërojë Vuçiç”. Gjatë fundjavës, Savo Manojloviç nga Lëvizja Start-Change vizitoi serbët në Zveçan, dhe sic u shpreh ai, në Kosovë “spontanisht” kishte ardhur edhe Manuel Saracin, i dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor. Pas bisedës me presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Kurti dhe njerëzit e parë të KFOR-it dhe EULEX-it, ai tha se bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejojë që mundësitë e krijuara nga marrëveshja e Ohrit të humbasin “për shkak të vendimeve të marra”. “Jo çdo lëvizje që përputhet me ligjin është politikisht e zgjuar, disa mund të jenë edhe politikisht të rrezikshme,” paralajmëroi Saracin. Çfarë duhet bërë kur teoritë e konspiracionit fillojnë të duken gjithnjë e më shumë si realitet? Të injorohen apo të presim që ngjarjet të konfirmohen bashkë me skenarët ku po luajnë disa personazhe, Albin Kurti, Vuçiç dhe Perëndimi? A është pikërisht kjo ajo që ne po shohim që nga e premtja e kaluar në veri të Kosovës dhe që në fakt filloi në heshtje me këmbënguljen e Beogradit për formimin, nga këndvështrimi serb, i Zajednicës, si kusht i vetëm për pranimin e planit franko-gjerman apo ndryshe Planit Europian? Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ishte ai që nisi të luaj rolin e tij në dramë me urdhërin për largim nga institucionet e Kosovës dhe mospjesëmarrje në zgjedhje të Listës Serbe në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, ku tashmë po nisin të drejtojnë shqiptarët. Para pak ditës, në pjesën veriore të Mitrovicës së ndarë të Kosovës, nuk ishte problem që përfaqësuesi i Vetëvendosjes të hynte në ndërtesën e komunës. Por në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç, ku ndërtesat komunale dhe fshatrat shqiptare nuk janë më shumë se 10 kilometra larg, gjërat janë më të komplikuara.

Advertisement