Connect with us

Kronike

Edmond Papa u vra për hakmarrje, autori është Albano Velo

Policia e kryeqytetit, rreth tre javë pasi ekzekutimit të Edmond Papës, ka mundur të zbardh vrasjen e tij. Në pranga u vu, 30-vjeçari Albano Velo, djali efektivi polici ne Tirane dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, 44-vjeçari A.B. 30-vjeçari nga Këlcyra, Përmet është vënë në pranga në Rinas teksa po kthehej nga Franca në orët e para të mëngjesit të 1 janarit, atje ku ishte larguar vetëm katër ditë pas organizimit të atentatit dhe ekzekutimit të Edmond Papës më 16 dhjetor pranë një lokali në kryeqytet. Sipas hetimeve të kryera deri tani, dyshohet se ata në bashkëpunim me njëri tjetrin, e kanë ndjekur për disa ditë Edmond Papë, ku më pas e qëlluan atë me armë zjarri, teksa viktima ishte duke konsumuar kafe në një bar në zonën e Selitës në Tiranë.

Dyshimet e pashuara të hetuesve, janë që vrasja e Papës, të jetë bërë për hakmarrje, teksa e lidhin atë me ekzekutimin e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj. Kjo pasi Alban Velo rezulton të jetë shok dhe me lidhje miqësie me 27-vjeçarin që u ekzekutua me tritol në Sauk, Aleksandër Sadikaj. Sadikaj u vra në Tiranë më 11 qershor. Ai po udhëtonte me makinë në momentin që shpërtheu tritoli që i kishin vendosur poshtë sendiljes së tij. Aij arriti të dilte me këmbë të këputura nga mjeti dhe u dërgua në spital nga kalimtarë rastësorë, ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari ishte skeduar në Shqipëri për vjedhje, grabitje, plagosje e vrasje.

Por një tjetër pistë, e cila qëndron akoma në tavolinat e hetuesve, është ajo e larjes së hesapeve, për një sasi prej 700 kg kanabis, që la të vdekur edhe 2 shqiptarë në Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organoja. Urdhër që dyshohet se u dha nga I burgosuri në shtetin helen, Klodian Lekocaj. Megjitatë, kjo do kërkojë hetim më të thelluar nga prokuroria dhe policia. Ndërkohë policia e shtetit menjëherë pas arrestimit të Albano Velos, ka pezulluar nga detyra e punonjësit të Policisë së Shtetit babin e tij, Dilaver Velon. i burgosur në Greqi. Por pas lidhjes së Sadikajt me autorin e vrasjes së Papës, kjo pistë mund të rrëzohet.

Advertisement