Politike
Edmond Spaho: Një polic civil më goditi dhe m’u hodh sipër. Unë iu ktheva se dy duar për një kokë janë, nuk mund ta lija
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, tha se është dhunuar nga një polic civil gjatë protestës së djeshme të opozitës.
“Rreth orës 19:20, policia vendosi të ndërhyjë dhe ta shpërndajë protestën, megjithëse i kishim komunikuar që kishim marrë leje për 3 orë.
Kemi qenë paqësorë dhe i kemi lejuar të kalojnë të gjitha ambulancat, madje edhe makinat me civilë që kishin probleme shëndetësore. Kështu që, i thamë që të prisnin sa të shkonte ora, sipas asaj që kishim rënë dakord.
Por, policia e kishte ndarë mendjen. Erdhën forcat e ndërhyrjes së shpejtë, ata me skafandra dhe polic civilë me shumicë, të cilët na rrethuan dhe na sulmuan.
Përballë kisha një polic civil dhe i thashë: “Mos më prek se jam deputet”. Ai sikur i thashë të kundërtën dhe menjëherë m’u hodh.
Natyrisht, edhe unë iu ktheva se dy duar për një kokë janë. Nuk mund ta lija. Pastaj, ndërhynë njerëzit që e frenuan”, tha Spaho.
“Aty kishte shumë kamera dhe është fare e thjeshtë për ta identifikuar atë bandit. Më ka çuditur agresiviteti i Policisë së Elbasanit. Kanë marrë në polici 21 veta”, shtoi Spaho.