Connect with us

Politike

Eduard Halimi: Më gjeni një tjetër si Berisha? 80 vjeç bën 15 takime në ditë, fle në 1 të natës

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, i ka dedikuar një shënim situatës politike, ku ndër të tjera nënvizon raportin e tij me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“Kam pasur fatin ta njoh Sali Berishën shumë më të ri. E mbaj mend kur festoi 60 vjetorin me një ekip të ngushtë në 2004. Unë atëherë sapo kisha mbushur 30. Për më shumë se 20 vite kam qenë me të. Ishte ai që më ftoi t’i bashkohesha dhe ka qenë fat të mësoj nga njeriu që më krijoi një disiplinë në punë, të mos fik telefonin, të përgjigjem 24/7 – por që kurrë nuk arrita të vij as deri te çereku i përkushtimit dhe forcës në punë. Kemi fituar dhe kemi humbur beteja me të. Kam dhënë dorëheqje 8 vjet më parë, pa mirëkuptimin e tij, për të hapur rrugë të tjerëve, për të mos u tërhequr zvarrë nga marrëveshjet jo të dobishme në atë kohë në kurriz të drejtësisë, dhe iu riktheva punës që kam pasion dhe ku do të vijoj pjesën tjetër të jetës – por vijova miqësinë me të. Dhe asnjëherë nuk kam harruar të njoh punën, përkushtimin dhe sakrificën që ai ka bërë për këtë parti”, shkruan Halimi, përcjell A2.

“Më gjeni një tjetër që në moshën 80-vjeçare çohet në 6 të mëngjesit, bën 15 takime në ditë, fle në 1 të natës, ka 30 vjet në punë shtetërore dhe jeton në një apartament modest, dhe do jem i pari që do ta votoj. Kur të ketë një të ri që i afrohet, ta votojmë të gjithë bashkë. Por derisa të ndodhë kjo, derisa mos e largojmë atë që na ka mbajtur në këmbë për 3 dekada këtë familje politike, të ecim përpara. Koha nuk na pret dhe atë nuk e ndalim dot”, shkruan ndër të tjera Eduard Halimi.

Advertisement