Connect with us

Aktualitet

Procedohet penalisht bashkëshorti i edukatores që dhunoi 3 vjeçarin, kërcënoi babain e të miturit

Policia ka proceduar penalisht bashkëshortin e edukatores, Rudina Gerdani që dhunoi një 3-vjeçar në Tiranë dhe e cila është aktualisht në kërkim. Procedimi ndaj 63-vjeçarit nisi pasi kishte kërcënuar babain e të miturit, Lorenc Rrapajn, ndërsa ishte ky i fundit ai që ka denoncuar dhunën ndaj fëmijës së tij.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 proceduan në gjendje të lirë shtetasin I. G., 63 vjeç (bashkëshorti i shtetases R. G, e shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një të mitur, në kopshtin ku punonte si edukatore). Procedimi nisi pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit ky shtetas ka kanosur shtetasin L. Rr (babai i të miturit).

Lorenc Rrapa babai i 3-vjeçarit, ka treguar gjithë ngjarjen se si e mësoi se djali i tij ishte dhunuar e deri te denoncimi, por ajo që e bën edhe më të rëndë rastin është se pasi ka bërë denoncimin, atij i janë bërë kërcënime që ta lërë në heshtje këtë ngjarje. “Do shihemi ndryshe bashkë”, këto janë fjalët me të cilat sipas Lorencit bashkëshorti i edukatores e ka kërcënuar. Megjithatë Lorenci është shprehur në një intervistë se është i vendosur që çështjen e Priamit 3-vjeçar ta çojë deri në fund.

Advertisement