Connect with us

Lifestyle

Efektet anësore që shkaktohen nga mbushja e buzëve

Një doktor ka paralajmëruar efektet anësore që lidhen me mbushjen e buzëve, të cilat mund të shkaktojnë humbjen e shikimit ose goditje në kokë.

Sipas mjekut Tijon Esho, njerëzit mund të pësojnë dëme katastrofike për shkak të mbushësve.

“Që nga hematomat deri tek infeksionet, ka shumë pasoja për t’u marrë parasysh. Njerëzit mund të humbin shikimin ose të pësojnë goditje në kokë. Frika ime është diçka shumë e keqe mund të ndodhë para se njerëzit të mësojnë efektet anësore, gjë për të cilën po luftoj shumë”, rrëfeu ai.

Doktor Esho shtoi se të rinjtë po influencohen shumë nga rrjetet sociale, prandaj duhet hequr dorë nga ndërhyrjet në moshë të vogël dhe dëshira për t’i ngjarë Kardashianëve duhet larguar sa më shpejt. Natyraliteti është gjëja më e bukur sipas mjekut.

Advertisement