Connect with us

Lifestyle

Efektet negative të pijeve të gazuara

Kohëve të fundit në gjithë botën po aplikohen fushata të ndryshme për jetë të shëndetshme, të cilat apelojnë te njerëzit që tërësisht t’i eliminojnë pijet e gazuara nga ushqimi.

Këto pije kanë plot përbërës të cilët mund të shkaktojnë probleme afatshkurta, madje edhe afatgjata.
Mjafton të dini që një shishe përmban 10 lugë sheqer dhe përbërës të tjerë të cilët dëmtojnë organizmin.

Megjithatë, tani nuk do të përmendim gjërat negative të lëngjeve të gazuara, por edhe çfarë mund të bëni me këto pije.

Nëse në vend të pickimit vendosni leckë të njomur me pije të gazuar, të kruarit dhe dhembje do të pushojnë.

Thartira të cilën e posedojnë mund të shërbejë për pastrim të objekteve metalike, të cilat i ka përfshirë ndryshku.

Gjithashtu mund ta përdorni nëse nuk keni afër vetes spray për çlirimin e vidhave të ndryshkur.

Eliminon shkëlqyeshëm gurët, andaj mund ta përdorni për pastrim të banjës apo të aparateve të kuzhinës.

Nëse keni shumë insekte në ndonjë dhomë apo në oborr, thjesht nxirreni lëngun në një tepsi dhe lëreni. Sheqeri nga lëngu do t’i tërheqë, ndërsa thartira do t’i vrasë.

Në tenxheren e shkrumbuar lini lëng të gazuar që të mbulojë vendet e shkrumbuara, lërini ashtu gjysmë ore, dhe pastaj me sfungjer eliminoni papastërtitë.

Nëse ju bie zjarr apo flakë e pakontrolluar të cilën nuk mund ta fikni, ndërkaq pranë vetes nuk keni aparat përfikje të zjarrit, shishja e lëngut të gazuar do t’ju ndihmojë.

Advertisement